AKTUALITET, 5 Prill 2019, 22:53

Një ‘Ronaldo’ i vogël po formohet, Cristiano i ‘injekton’ talentin djalit të vogël

Një ‘Ronaldo’ i vogël po formohet, Cristiano i
Djemtë e Cristiano Ronaldos mesa duket gjenet kryesore i kanë marrë nga babai i tyre pasi duket se edhe ata janë të apasionuar pas futbollit. Portugezi ka shpërndarë një video ku shikohet djali i tij Mateo që luan me top. Ndërkohë që Cristiano i hedh topin, djaloshi ia kthen topin me një goditje të saktë. Padyshim që futbollisti i gëzohet suksesit të djalit dhe e brohoret sa herë që ai gjuan topin mirë. Djali tjetër, Cristiano Jr është tashmë pjesë ë akademisë së Juventusit ku ka treguar se e ka trashëguar talentin nga babai i tij.