AKTUALITET, 5 Prill 2019, 23:08

Motra e yllit të futbollit bëhet pjesë e ‘Big Brother’ në Itali

Motra e yllit të futbollit bëhet pjesë e ‘Big

Këtë të hënë nis edicioni i 16 i ‘Big Brother’ në Canale 5, Itali, një ‘reality show’ i cili është pak a shumë i njëjtë me Big Brother në Shqipëri.

Ditëve të fundit janë bërë me dije emrat e pjesëtarëve, ku mes emrave ishte dhe ai i motrës së Icardit, Ivana Icardi.

Kjo e fundit është bërë disa herë protagoniste në rrjetet sociale, por edhe emisionet televizive në Itali, ku ka folur për marrëdhëniet aspak normale me Wanda Narën, të cilat kanë kushtëzuar edhe raportin e Mauros me familjen.

Tashmë Ivana e ka mundësinë që të zgjerojë famën e saj në Itali, po kësaj rradhe jo si motra e Mauros.