AKTUALITET, 5 Prill 2019, 21:59

Rrëfimi i 86-vjeçares me 13 fëmijë: I kam lindur të gjithë në shtëpi, pas pesë ditësh filloja punën

Rrëfimi i 86-vjeçares me 13 fëmijë: I kam lindur të

Kohët kanë ndryshuar, e tashmë të lindësh e të rrisësh një fëmijë është shumë e lehtë nga vite më parë. Esma Shehu është nëna heroinë, e cila vetëm një javë pas lindjes së fëmijës niste aktivitetin normal të saj, duke punuar.

Ajo ka treguar në emisionin “Boom” se fëmijët i ka lindur në shtëpi me ndihmën e kunatave, ndërsa kujton se më shumë se sa për ushqim vuanin për veshmbathje.

“Kam 13 fëmijë pesë djem e tetë vajza. I kam lindur në shtëpi, nuk kishte në atë kohë doktor. Më ndihmonin kunatat për të lindur. Lindja sot për pesë ditë ngrihesha e bëja punët e shtëpisë, lopët duheshin mjelur, donin barë, viçi… rrobat i lanim në lum nuk kishim atëhere lavatriçe, ishim kallaballëk, ishim 30 veta së bashku me fëmijët.

Për të ngrënë kishim, rroba nuk kishim atëhere. Më ndihmoi zoti se kujt t’i kërkoja ndihmë, mirë keq u rritën. Me burrin kam kaluar mirë shumë. Unë isha xheloze se kisha merak”, tregon ajo.