AKTUALITET, 5 Prill 2019, 22:41

Fenomeni Rashica, agjenti Altin Lala tregon hapin e ardhshëm

Fenomeni Rashica, agjenti Altin Lala tregon hapin e ardhshëm

Bëhet fjalë për Milot Rashicën. Futbollisti nga Vushtrria është kthyer në një ndër lojtarët më të përfolur të Bundesligës. 2019-ta ka qenë një vit fenomenal për 22-vjeçarin, i cili ka shënuar 10 gola në 13 takime për skuadrën e Verder Bremen.

Një ecuri e tillë s’ka nevojë për shumë koment. Është e natyrshme që për lojtarin të ketë interes të lartë, por vetë Altin Lala ka thyer heshtjen duke dhënë një prononcim për medie e njohur gjermane “Kicker”, ku sqaroi se lojtari i tij do t’i mbetet besnik skuadrës nga veriu i Gjermanisë për të paktën edhe një sezon.

“Verder Bremen është klubi i duhur për zhvillimin e mëtejshëm të Milotit edhe për sezonin që vjen. Stafi i trajnerëve i kanë dhënë atij shumë besim dhe durim. Ai sapo ka kuptuar se ccfarë kualiteti zotëron. Mund të presim akoma më shumë nga ai te Verderi”, tha Lala.