TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte sot në Kukës nga ku bëri inagurimin për fillimin e punimeve për ndërtimin e aeroportit të ri në këtë qytet.
Ai prezantoi projektin, sipas të cilit do të punësonte 12 mijë persona, si dhe do të krijojë një frymëmarrje për ekonominë lokale por jo vetëm.
Ndërkohë që Rama pas përfundimit të takimit me qytetarët e Kukësit u nis menjëherë drejt Tiranës me helikopter, nuk kanë munguar reagimet e shumta rreth këtij takimi I cili u zhvillua në kuadër të programit “Bashkia që Duam”.
Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale në të cilën shihen mjete të tonazhit të rëndë pranë vendit ku do të ndërtohet aeroporti i ri që largohen duke thënë se pas Ramës ikën edhe makineritë.
Kjo lë të kuptohet se mjetet ishin vendosur aty për të treguar se punimet tashmë kanë nisur, por me interpretimin që lë të kuptohet Berisha, do të thotë se edhe ato janë nisur pas Ramës e për rrjedhojë edhe nisja e punës për ndërtimin e aeroportit ende nuk është provuar praktikisht,.
“Iku me bisht nën shalë Edvini dhe mbas tij ikën dhe makineritë paradë që kishte mbledhur për të mashtruar qytetarët. Sb”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.