AKTUALITET, 5 Prill 2019, 21:53

FOTOT/ Albumi i shtetrrethimit, ja si ruhej sot Rama në Kukës nga forcat speciale

Forcat speciale të policisë dhe gardës rrethuan sot qytetin e Kukësit për të mbrojtur Kryeministrin Rama i cili kishte planifikuar një takim në qytetin verilindor.

Statusi i Berishës

Fotot që do shihni më poshtë, nuk kanë nevojë për koment.

Një kryeministër që viziton një qark të vendit të tij, i shoqëruar nga trupa të tilla speciale, nuk është një lajm normal për një shtet që pretendon se është demokratik.

Ish-Kryeministri Berisha, që i ka publikuar këto foto, e cilëson albumi i shtetrrethimit, ndërkohë që ka shprehur nderimin e tij për qytetarët e Kukësit që “i kallën datën atij”

Nje album nga shtetrrethimi i Kukesit per antimitingun e Edvin Kristaq Urrejtesit. Nderim qytetareve te Kukesit qe i kallen atij daten. Sb