AKTUALITET, 5 Prill 2019, 23:19

‘Zëri i Amerikës’: E ardhmja politike e Shqipërisë dhe rruga drejt BE-së është e pasigurtë

‘Zëri i Amerikës’: E ardhmja politike e

Pas raportimeve të shumta që ‘Zëri i Amerikës’ në gjuhën shqipe ka bërë për krizën politike në Shqipëri, këto raportime janë shtrirë së fundmi edhe në gjuhën angleze.

Nga Tirana, gazetarja Sabina Castelfranco thotë se “Shqipëria ka paqëndrueshmëri politike në rritje përpara zgjedhjeve dhe vendimit të BE-së.”

Pas deklaratave të bëra nga Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, dhe Lulzim Basha, kreu i opozitës, raportimi i ‘Voa’-s mbyllet duke theksuar se rruga e vendit tonë drejt BE-së është e pasigurtë.

“Duket se e ardhmja politike e Shqipërisë dhe rruga e saj drejt Bashkimit Evropian, tani për tani, do të vazhdojë të jetë e pasigurt”, raporton kjo media.