AKTUALITET, 12 Prill 2018, 13:20

Rrëzohet avioni grek, po sprapste dronët e Turqisë

Rrëzohet avioni grek, po sprapste dronët e Turqisë

Rrëzohet një avion luftarak grek, i ngritur në fluturim për të sprapsur dronët turq, që kishin shkelur hapësirën ajrore të Greqisë.

Mediat greke raportojnë se avioni është model “Mirage 2000-5” dhe thuhet se ka rënë në det pranë ishullit Skyros dhe nuk ka ende asnjë të dhënë për fatin e pilotit, e as për shkakun e rrëzimit.

Një helikopter “Super Puma” është nisur drejt vendit të rrëzimit për të kërkuar pilotin. Në operacion janë bashkuar edhe anije të flotës detare.