AKTUALITET, 12 Prill 2018, 13:01

Ambasadori amerikan Donald Lu mbërrin në zyrën e Metës

Ambasadori amerikan Donald Lu mbërrin në zyrën e Metës

Ambasadori amerikan Donald Lu zbarkon në zyrën e kreut të shtetit, Ilir Meta. Takimi ka nisur në mesditë në zyrën e Metës, në Presidencë, por nuk ka ende informacion rreth qëllimit të këtij takimi.

Takimi vjen një ditë pas raportit të Freedom House për vendin tonë, në të cilin mes të tjerash përmendej edhe kreu i shtetit, zgjedhja e të cilit si President, sipas raportit ishte një goditje për luftën kundër korrupsionit.

Po dje, kujtojmë se dolën në dritë të dhëna rreth letrës se ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për Kongresin Amerikan dhe kërkesën që sipas tij Lu i kishte bërë për arrestimin e Metës.