AKTUALITET, 12 Prill 2018, 13:06

Kur do ta sulmojë SHBA-ja Sirinë? Ja çfarë thotë Trump

Ndërkohë që gjithë bota mbetet në ankth për një sulm të paralajmëruar të SHBA-së drejt Sirisë, vjen reagimi i Donald Trump për kohën kur do të ndodhë një sulm i tillë.

Me një shënim në Twitter, Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka sqaruar se ai kurrë nuk ka specifikuar se kur SHBA do të kryejë një sulm ndaj Sirisë.

“Asnjëherë nuk u tha kur do të ndodhte një sulm ndaj Sirisë. Mund të jetë shumë shpejt ose jo aq shpejt”- ka shkruar Trump, duke lëvduar punën që po bën SHBA nën presidencën e tij.

trump