TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Frika e luftës mbetet e lartë, pas kërcënimit të bërë një ditë më parë nga ana e presidentit të SHBA, Donald Trump, që i kërkoi Rusisë “të përgatitet” për sulmin me raketa në Siri.
Kërcënimet për një luftë të Tretë Botërore, kanë nxitur televizionet ruse të dalin me emisione përgatitore për njerëzit, se si të mbrohen në rast bombardimesh, raporton “Daily Star”.
Duke kritikuar si histeri kërcënimin e bërë nga SHBA, një televizion rus ka transmetuar në një kronikë prej 4 minutësh shoqëruar me video, se si të përgatiten për Luftën e Tretë Botërore. (shiheni videon KETU)
Sulmet ushtarake besohet të jenë të pashmangshme, nga anijet luftarake të SHBA dhe avionët luftarakë së bashku me aleatët e tyre francezë dhe britanikë, që fshihen në Mesdhe.
Në kronikë këshillohen njerëzit edhe lidhur me ushqimet që duhet të kursejnë për të pasur me vete, “Ne do t’ju tregojmë se si të mos hidhni para për diçka që ju nuk keni nevojë”- thuhet ne te.
Prezantuesi televiziv Alexey Kazako, kalon në detaje lidhur me mundesinë e mbijetesës në një bunker antibombë. “Më pak ëmbëlsira, më shumë ujë”-tha ai, duke shtuar, “Mishi i konservuar mund të ruhet deri në pesë vjet, orizi mund të mbahet për tetë vjet”, ndërkohë që sugjeron të mos merren makarona, për shkak të lagështisë.