TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk pati dot mundesinë të fliste, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tashmë deputet i pavarur, pas vendimit të Ramës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PS-së.
Por rezistenca e opozitës në Kuvend, që kërkonte përjashtimin e Ramës nga salla, pasuar më tej me hedhje mielli në drejtim të kryeministrit dhe ministrave dhe tre deputetë të përjashtuar nga radhët e PD-së, e bënë të pamundur vijimin normal të punimeve.
Ndërkohë që Ruçi kaloi direkt në votimin e ligjeve të planifikuara në rendin e ditës dhe shumica i votii, opozita vazhdinte të mbante të bllokuar foltoren, duke i rënë me dorë tavolinave dhe me thirrje në kor për përjashtimin e Ramës.
Rendi i dites ne Kuvend
Raporti i veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Ujit për vitin 2017
Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2017
Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të
Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për vërtetimin e
periudhave të sigurimit për realizimin e së drejtës për pension”
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së
Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Evropian, për programin Interreg V-B
Adriatiko-Jonian (ADRION) 2014-2020””