AKTUALITET, 12 Prill 2018, 10:45

FOTOLAJM/ Tahiri ‘deputet i pavarur’, sot me fjalim në seancën e Kuvendit

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tashmë deputet i pavarur, pas vendimit të Ramës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PS-së, do të jetë pjesë e diskutimeve të sotme në seancën plenare.

tahiri

Ai ka kërkuar fjalën dhe emri i tij, si duket edhe në këtë foto është pjese e deputeteve që kanë emrin në listë për diskutim nga foltorja e Kuvendit.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë raporti i Freedom House për vendin tonë, shkruante mes të tjerash se “Përparimi në rënien e kultivimit të kanabisit u zbeh nga njoftimet e agjencive italiane të rendit se ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i lidhur me një rrjet shqiptaro-amerikan të trafikut të drogës”.

Rendi i dites ne Kuvend 

Raporti i veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Ujit për vitin 2017

Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2017

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të

Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për vërtetimin e

periudhave të sigurimit për realizimin e së drejtës për pension”

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së

Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Evropian, për programin Interreg V-B

Adriatiko-Jonian (ADRION) 2014-2020””