AKTUALITET, 12 Prill 2018, 12:29

Hakmarrja, dalin detajet e reja, viktima është qëlluar vetëm nga një person

Hakmarrja, dalin detajet e reja, viktima është qëlluar vetëm

Dalin detaje te tjera nga atentati që u bë ndaj Mario Majollarit në i cili mbeti i vdekur ne vend.

Në fillim u tha se Mario Majollari u qëllua nga dy persona të cilët u larguan me një automjet por pas hetimeve verifikohet se atentatori ka qenë vetëm një person i cili më pas është larguar në këmbë nëpërmjet rrugicave të pandriçuara të lagjes.

Pas largimit autorin e priti një person tjetër me një automjet ngjyrë gri ende të paidentifikuar nga policia.

Në lidhje me vrasjen e 28 vjeçarit janë pyetur edhe familjarët e Kastriot Gjuzës, vrasësit të cilët kanë thënë se nuk kanë kontakte me 40 vjeçarin prej të martës në mesditë.

Automjeti i djegur në Fushë-Krujë nuk ka lidhje me atentatin.