AKTUALITET, 12 Prill 2018, 12:06

VIDEO/Dalin pamjet e reja nga Kuvendi, Ditmir Bushati lag deputet e opozitës me ujë

VIDEO/Dalin pamjet e reja nga Kuvendi, Ditmir Bushati lag deputet e

Mes shumë momenteve të tensionit sot në sallën e Kuvendit, ku deputetët e opozitës qëlluan me sende në drejtim të kryeministrit Edi Rama, një sekuencë që nuk ishte kapur, ishte dhe reagimi i ashpër i ministrit Ditmir Bushati. Gjatë kohës kur deputetët e opozitës nisën të hidhnin letra, diçka e ka acaruar Bushatin, i cili u ka hedhur me forcë atyre një shishe me ujë. “News24’ dhe ‘BalkanWeb’ ka siguruar videon nga incidenti.

Veprimi i Bushatit është ‘kritikuar’ nga kryeministri Rama dhe Gjiknuri, të cilët i thonë diçka nën dhëmbë ministrit. Kaq, mjaftoi që veprimit të Bushatit, deputetët e opozitës t’i përgjigjen me të njëjtën mënyrë, duke hedhur në drejtim të tyre shishe me ujë. Për më tepër shihni videon.

https://www.youtube.com/watch?v=9_6SJlIvIiE

News 24