TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas një ndërprerje të shkurtër të seancës, pas fjalimit të kreut të PD-së, dhe kërkesës së tij për largimin e Edi Ramës, seanca ka rinisur sërish.
Deputetët e opozitës vazhdojnë të qëndrojnë në foltore duke e bllokuar atë. Ndërsa fjalën kreu i Kuvendit ia ka dhënë deputetit Erjon Braçe.
Ky i fundit kryefjalën e diskutimit të tij kishte kreun e PD-së Lulzim Basha.
Teksa iu referua rrugës Durrës-Kukës dhe debatit për protestën, Braçe tha se ajo rrugë ka vetëm një fajtor dhe ai është Lulzim Basha, i cili ka mbi kurriz 380 milion lekë të vjedhura dhe për të cilat nuk është përgjigjur para drejtësisë.
Po kështu ai e akuzoi Bashën edhe për vrasjen e katër protestuesve në bulevard.
“As fashizmi nu ka vrarë siç vrau ish-ministri i brendshëm”, tha Braçe.
Më tej ai tha se në këtë vend nuk ka drejtësi për aq kohë sa nuk është dënuar Lulzim Basha./TPZ.AL