TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i KQZ Klement Zguri foli në hapje të seancës së sotme plenare lidhur me përfundimet e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit parlamentare si dhe për nevojën e padiskutueshme për Reformën Zgjedhore.
Sipas Zgurit, raporti i ndërkombëtarëve nxorri në pah sfidat e institucionit të KQZ-së.
Reflektimi nga eksperienca e vitit 2017 sipas Zgurit duhet të bëhet mësim për zgjedhjet e ardhshme.
Ai tha se këtë seancë e shfrytëzonte edhe për disa çështje prioritare.
Një prej tyre është çështja e komisionerëve të propozuar nga partitë politike në kapërcim të afateve zgjedhore. Zguri tha se ndërrimi i komisionerëve vetëm pak orë para votimit ka bërë që të futen në kët komision persona të patrajnur.
"Ka ardhur koha për ndryshime epokale dhe kjo i takon partive politike që duhet të heqin dorë nga caktimi i komisionerëve:, tha kreu i KQZ.
Financimi i partive gjatë fushatës është një çështje tëpër e rëndësishme dhe që duhet parë me prioritet gjatë reformës zgjedhore.
Sipas Zgurit, partitë politike gjejnë gjithmonë mënyra për të mos bërë transparente financimet e tyre.
Ai tha se transparenca është shumë e domosdoshme, për të ulur abuzimin dhe për të bërë sa më të pastër konkurencën politike.
"Reforma duhet të formojë një epokë të re, atë të transparencës financiare", tha Zguri.
Zguri tha e për të arritur të gjitha pikat e mësipërme KQZ ka nevojë për mbështetje nga Kuvendi./TPZ.AL