TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kur kanë kaluar pothuajse 1 vit nga vjedhja e një makine tip Benz dhe 10 mln lekë të rinj shtetasit me iniciale Xh.K, në lagjen Afrim të Fierit është zbardhur ngjarja dhe janë vënë në pranga dy persona.
Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë arrestuar Renaldo Latifin dhe Xhuljan Muçën, që të dy këta banues në Levan të Fierit.
NJOFTIMI I POLICISË
Policia e Fierit zbardh dhe dokumenton vjedhjen e 10 milion lekëve të reja në datë 29.05.2017 në banesën e shtetasit Xh.K.
Ndalohen 2 autorët e vjedhjes. Pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe proceduriale nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i ngjarjes së ndoshur në datë 29.05.2017 në lagjen “Afrim” Fier ku shtetasit Xh.K, 57 vjeç, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” dhe një sasi prej 10 milion lekë të reja.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan autorët e kësaj ngjarje, shtetasit:
1.Renaldo Latifi, 22 vjeç, banues në Levan, Fier.
2.Xhuljan Muca, 24 vjeç, banues në Levan, Fier.
Për këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 11.04.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/3 i Kodit Penal.