TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

GJKKO shpall vendimin për një nga fraksionet e dosjes së bujshme të SPAK, e koduar “Revanshi”.
Janë shpallur fajtorë e dënuar 7 nga të pandehurit Durim Bami, Altin Morina, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Edison Jozvik, Heneringert Mitri dhe Oltion Zefi.
Kujtojmë se prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kishte kërkuar për këtë grup kriminal, mbi 98 vite burg.
Në kuadër të dosjes Revanshi, u zbardhën 12 ngjarje kriminale që ndodhën, u përgatitën apo që dështuan gjatë vitit 2020 nga 7 grupe kriminale me veprimtari në qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte kërkuar këto dënime:
Aldo Avdyli – 10 vite burg, ose 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Edison Jozvik – 15 vite burg, ose 10 vite me gjykim të shkurtuar.
Oltion Zefi – 20 vite burg, ose 13 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.
Heneringert Mitri – 9 vite burg, ose 6 vite me gjykim të shkurtuar.
Altin Morina – 13 vite e 6 muaj burg, ose 9 vite me gjykim të shkurtuar.
Jozi Kraja – 10 vite burg, ose 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Durim Bami – 21 vite burg, ose 14 vite me gjykim të shkurtuar.
SPAK kërkoi 21 vite burg për Durim Bamin, por GJKKO e dënoi me 10 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar .
DËNIMET E GJKKO
Jozi Kraja 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 4 vite e 8 muaj burg
Aldo Avdylaj (alias Elidon Avdyli) 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 4 vite e 8 muaj burg
Oltion Zefi 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite burg
Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 8 vite burg
Henerigert Mitri 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 5 vite e 4 muaj burg
Durim Bami 16 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite e 8 muaj burg
Altin Morina 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj burg