AKTUALITET, 12 Prill 2018, 10:57

Opozita bllokon foltoren, kërkon përjashtimin e Ramës nga Kuvendi

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, seanca e sotme në Kuvend ishte e mbushur me tension pasi PD-ja dhe LSI-ja kërkuan përjashtimin e kryeministrit Rama për fjalorin e papranueshëm të mbajtur dy javë më parë.

Gjatë tensionit deputetët e PD-së, Flamur Noka e Klevis Balliu qëlluan Ramën, Ruçin dhe ministrat me miell, ndërkohë që ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ua ktheu duke i lagur me ujë.

VIDEO:`

https://www.youtube.com/watch?v=So1FdwnhtxQ

Seanca nuk ka zgjatur shumë dhe deputet e maxhorancës dhe opozitës kanë akuzuar njëri tjeterin.

Pas bllokimit të Parlamentit deputetët e opozitës i bllokuan kryeministrit daljen nga Kuvendi, duke e detyruar të përdorë një derë nga krahu i Akademisë së Shkencave.

Pas largimit të Ramës, kryetarja e LS-së, Monika Kryemadhi u shpreh se “unë nuk kam pasur ndonjë iluzion, por për çdo socialist që mendon se mund të ketë të ardhme me një njeri që ka probleme mendore le ta shohë”.

Ndërsa sipas Berishës “Kuksianët, dibranët dhe gjithë veriorët e dinë se çdo të thotë të largohesh nga dera e pasme e shtëpisë, nga dera e nevojtores”.

Ndërkohë ,Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas incidenteve të ndoshura në salën e Parlamentit ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe goditën me miell kryeministri Rama dhe disa nga ministrat.

Duke folur  jashtë Kuvendit Balla deklaroi se Berisha inicioi dhunën, ndërsa i dha porosi Bashës dhe Kryemadhit.

Gjithashtu Balla tha se dhuna në parlament u bë nga depuetetë të korruptuar të opozitës

“Dhuna në parlament u bë nga deputetë të korruptuar të opozitës

Sot ka pasur dhunë dhe akti më i rëndë është se një pjesë me e mëdha e dhunës ka ardhure nga deputete vajza dhe gra.

Sot është seanca e fundit plenare para datës 17 një ditë e rëndësishme për vendin.

Po ashtu sikurse jo më larg se dje procesi i vettingut po ecën përpara dhe shprehja më e qartë e një solidaritet kundër politikanëve të korruptuar Lulzim Basha, Kryemadhi, Berisha.

Kordinatori i dhunës ishte Berisha që udhëzoi Monikën dhe Lulin.

 Monika vajzat e veta dhe Luli djemtë e tij.

 Procesi i vettingut duhet të vijojë në paanshmëri të plotë. Edhe pas përpjekjeve të sotme, ne në datë 17 do kemi lajme të mira.”, tha Balla.

Ndërkohë që ministri Ditmir Bushati lagu me ujë deputetët e opozitës .

VIDEO:

https://www.youtube.com/watch?v=9_6SJlIvIiE

 

/TPZ.AL/