LIFESTYLE, 8 Tetor 2017, 10:08

Rreperi Nelly arrestohet për përdhunim

Rreperi Nelly arrestohet për përdhunim

Rreperi amerikan Nelly është arrestuar nga policia në Auburn, pas një denoncimi për përdhunim. Një grua akuzoi këngëtarin se e kishte përdhunuar në autobusin e një turneu koncertesh, pas një eventi në Seattle. Këngëtari mohoi fuqimisht akuzat, ndërsa policia vendosi të hetojë në gjendje të lirë atë.

“Unë nuk kam qenë i akuzuar, ndaj nuk kërkohej asnjë kusht për t’u liruar. Tani po presim hetimin e ngjarjes. Jam ende i shokuar, sepse kam rënë pre e një pretendimi të rremë. Jam totalisht i pafajshëm dhe kjo do të provohet nga hetimet”, shkroi Nelli në Twitter.

42 vjeçari Nelly u bë i famshëm në vitin 2009, falë bashkëpunimit me këngëtaren Kelly Rowland në super hitin ‘Dilemma’.

TPZ.AL