TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ylli i mediave sociale, trondit fansat, duke zbuluar se është nëntë muaj shtatzënë, por pothuajse nuk ka fare bark. Në instagramin e saj, ajo ka postuar foto me bikini, që me krenari mban barkun e saj, që dhe pse shtatzënë, mezi është i dukshëm.
Sarah Stage, 33 vjeçe nga La, edhe më parë ka habitur mediat sociale, teksa shfaqte foto me barkun e saj të sheshtë dhe pse 5 muajsh shtatzënë. Tani ajo do sjelle në jetë fëmijën e saj të dytë, me partnerin e saj Kris Jason.
Shumë prej komentuesve me qëndrimet e tyre, shprehin habi por dhe admirim në të njëjtën kohë, e disa të tjerë komentues shqetësohen që palestra që Stage ka bërë, mund ti bëje dëm fëmijës, i cili akoma nuk ka lindur. E ndërsa një infermiere tha se: “Ju jeni aq e frikshme, bëni ushtrime ekstreme... unë shpresoj se ju dhe fëmija juaj janë normalë pas asaj që ju i bëni trupit tuaj”.
Në 2015, ajo u shfaq në “Good Morning America”, për të mbrojtur barkun e saj të sheshtë gjatë shtatzënisë së saj të parë dhe regjimin e saj të ashpër me palestër, sepse kritikët pretendonin, se ajo po vë fëmijën në rrezik.