TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Imazhet e shkrepura pas ngjarjes, me njerëz të dëshpëruar që kërkojnë ndihmë dhe dhjetëra viktima të shpërndara, tregojnë pasojat e tmerrshme të masakrës në Las Vegasi.
Imazhet janë shkrepur vetëm pak çaste pasi Stephen Paddock, qëlloi drejt koncertit, duke marrë kështu jetën e 58 njerëzve dhe plagosjen më shumë se 500 të tjerëve. Disa të mbijetuar të larë me gjak, mund të shihen në dysheme, të tjerë që përpiqen të shpëtojnë duke u fshehur pas makinave, e disa të tjerë që përpiqen me dëshpërim të ndihmojnë ata që janë të plagosur gjatë sulmit.
Stephen Paddock masakroi të paktën 58 vetë në natën e së dielës, kur ai lëshoi një sulm vdekjeprurës nga suita e tij, në katin e 32-të të hotelit “Mandalay Bay”.
“The Sun” sjell imazhet nga masakra shkatërrimtare, më e keqe në historinë e Amerikës Moderne. tpz.al
