TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbas mbylljes së programit “M’fal për shprehjen”, aktori Elvis Pupa po merret me një projekt krejt ndryshe dhe tërësisht personal. Para disa ditësh, përmes rrjeteve sociale ai lajmeron se nuk do ta shihnim më në emisionin e tij ‘M’fal për shprehjen’, duke falënderuar kështu dhe të gjithë fansat për interesimin që kanë për të.
Ai deklaroi: ‘Nga eksperienca them se ka ardhur momenti për një tjetër sfidë, një tjetër projekt ndryshe dhe tërësisht personal në kuptimin e plotë të fjalës. Përveç interpretimit unë do të jem dhe producenti i programit krejtësisht të ri, puna për të cilin ka nisur. Më lejoni t’ju them vetëm kaq për momentin.'
Vetëm sot ai ka postuar një tjetër foto në Instagram, ku shihet qartë se ai po punon për një këngë. Në këtë postim Elvisi është shprehur se: ‘Fiks 10 vjet pas këngës ‘Si pasha’ me Big Mamën, përsëri në studion e kompozitorit Alban Furtuna. Prisni dot?’.
Kështu Elvis Pupa i ka njoftuar të gjithë fansat e tij se e ka gati projektin sa të ndryshëm aq dhe personal nga projekti i tij i mëparshme.
/xing/