LIFESTYLE, 6 Tetor 2017, 12:16

E frikshme por e vërtetë. Ja videoja që tregon ekzistencën e fantazmave

E frikshme por e vërtetë. Ja videoja që tregon ekzistencën e

Interesante po aq sa e frikshme. Gjithkush nga ne, kemi dëgjuar histori të natyrës me fantazma, se ata kanë ekzistuar në një kohë të lasht dhe sipas disa gojëdhënave, ato vazhdojnë akoma të ekzistojnë. Por sot, këto gojëdhëna shpërfillen dhe nuk merren në konsideratë, dhe pse ato mund të jenë të vërteta.

Një fenomen i regjistruar gjatë natës, nga kamerat e një shkolle në Irlandë, vërtetojnë ekzistencën e tyre, -  shkruan koha.net.

Pamjet janë rrëqethëse , dollapët lëvizin vetvetiu dhe dyert hapen e mbyllen vetë.

“Kishte ankesa për zhurmën që vinte gjatë natës nga shkolla dhe kur i aktivizuam kamerat pamë se aty po ndodhte diçka e pashpjegueshme”, tha Kevin Barry, drejtor i gjimnazit në Deerpark në Cork të Irlandës.

Drejtori ka treguar se disa ditë para se të ndodhte fenomeni, një nxënës kishte sjellë në shkollë qenin, por ai ishte frikësuar të kalonte nëpër korridor dhe kishte ikur.

Për këtë shkollë të mesme flitet se ishte mallkuar në vitin 1828, prandaj nuk përjashtohet mundësia që vetë drejtori t’i kontribuojë këtij lloj marketingu, kanë shkruar mediat e atjeshme.

https://www.youtube.com/watch?v=PpWebxw_Zho