TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Noizy shumë aktiv në rrjetet sociale, por dhe i përfolur në shumë media për bashkëpunimet e tij të shumta, me grupe dhe këngëtarë të ndryshëm, këtë herë pritet që të ketë një bashkëpunim krejt tjetër. Në një foto, postuar nga vetë Noizy në instagramin e tij, pyet fansat nëse e presin një bashkëpunim me këngëtarin tunizian Ghali.
“A po e prisni bashkëpunimin Noizy ft Ghali? Yes, No?”, shkruan këngëtari, mbi një foto që ka bashkuar vetën me këngëtarin e huaj.
Tunizieni Ghali, që ndryshe njihet me nofkën Ghali Amdouni ka lindur në Milano, ka jetuar gjithmonë në kryeqytetin e Lombardisë dhe është shumë i njohur në tregun ndërkombëtarë.
Noizy vazhdon akoma të mbaje gjallë kuriozitetin e fansave, nëse do ketë bashkëpunim dhe kur do bëhet e mundur realizmi i projektit të tyre. tpz.al