LIFESTYLE, 5 Tetor 2017, 12:27

Ja format më të mira të fytyrës për një profil facebook

Presioni për tu dukur mirë në mediat sociale, ka bërë që 15% e grave ti ushtrohen operacioneve kirurgjikale në fytyrë dhe qafë, transmeton “The sun”.

Një e treta e pacientëve femra dhe gati një e pesta e meshkujve, kanë thënë se presioni për tu dukur mirë në mediat sociale si Facebook dhe Instagram është njëri ndër faktorët, që ndikojnë në zgjedhjen e tyre, për t’iu nënshtruar një operacioni.

Sipas kirurgut kozmetik Julian De Silva, shumë gra kërkojnë pamjen perfektë për selfiet e tyre dhe kështu, format më të kërkuara, janë format perfektë e fytyrave të  Rihanna, Megan Fox dhe Kate Middleton për vetë-përsosjen që kanë.

Megan Fox, 31 vjeçarja ka atë që konsiderohet si pamja e përsosur për foto, me një fytyrë të hollë dhe shumë elegante.

Sipas De Silva, Megan Fox është një nga bukuritë e rralla të ekranit vendas dhe të huaj ajo ka një fytyrë me formë të përsosur simetrike. Më shumë gra dëshirojnë këtë formë sesa çdo formë  tjetër, - përfundon ai.

Rihanna është e dyta në listë, që ka fytyrën më të popullarizuar për gratë. Gjatësia e fytyrës ovale të saj është përafërsisht një herë e gjysmë gjerësi. "Rihanna është një shembull i shkëlqyeshëm, i një gruaje të mrekullueshme me një fytyrë të mrekullueshme ovale", ka thënë kirurgu De Silva.

Kate Middleton, është një tjetër figurë, fytyra e së cilës me formë të rrumbullakët është goxha e kërkuar nga femrat.

Meshkujt gjithashtu po kërkojnë një ndërhyrje kirurgjike për të ndryshuar formën e fytyrës së tyre, me formën më të popullarizuar që rrotullohet rreth vijave të forta të David Beckham dhe modelit David Gandy. Të dy kanë një fytyrë me formë katrore.

Sipas Dr.De Silva, mosha mesatare që gratë janë duke kërkuar kirurgji kozmetike, për herë të parë ka rënë nën 40 vjeç. Ndërsa për meshkujt, mosha mesatare për kirurgji kozmetike ka shkuar nga 47, që ishte para 5 vitesh, në 45 vjeç.

"Mashtrimet e Facebook janë në rritje, pasi mediat sociale krijojnë presione të reja për njerëzit që të duken të mirë, veçanërisht në profilet e tyre publike dhe në fotografitë që ndajnë me miqtë. Plakja fillon në vitet e 20-ta me zhvillimin e rrudhave dhe përshpejton dukshëm nga mesi i viteve '40”, ka thënë Dr.De Silva.