LIFESTYLE, 5 Tetor 2017, 14:37

Ja femra që braktisi karrierën, për futbollistin Rio Ferdinand

Rio Ferdinand më në fund ka gjetur dashurinë e tij pasi gruaja e tij Rebecca, vdiq nga kanceri, në vitin 2015. Futbollisti, na ka treguar se ai është 'në një marrëdhënie' me Kate Wright dhe se po i ecën shumë mirë.

Ferdinand u shfaq në mëngjesin e sotëm për herë të parë, pa unazën e tij të dasmës, që kur gruaja e tij Rebecca vdiq nga kanceri. Kujtojmë që ish-gruaja e tij humbi betejën e saj me kancerin dhe ishte vetëm 34 vjeçe, duke e lënë futbollistin të rriste i vetëm tre fëmijët e tyre.

Rio, ka folur për marrëdhënien e tij të re duke thënë se më në fund është i lumtur.

"Unë jam në një marrëdhënie dhe po më shkon mirë. Fëmijët e mi meritojnë të jenë të lumtur. Fëmijët e mi kanë qenë pjesë e çdo bisedë dhe vendimi që kam marrë, i kam përfshirë në çdo vendim që mund të prek jetën e tyre”, ka thënë futbollisti.

Ai i ka inkurajuar fëmijët e tij, pasi akoma vazhdojnë të mbajnë zi për nënën e tyre.

Kate dhe Rio që në dhjetor të vitit të kaluar, e mbajtën marrëdhënien e tyre larg medias dhe u fotografuan së bashku, vetëm në korrik të këtij viti, teksa po konsumonin një pije në qendër të Londrës.

Më pas janë fotografuar me  pushime së bashku në Portugali dhe Kate ka dokumentuar, afërsinë e saj me fëmijët e Rio në mediat sociale.

26 vjeçarja, Kate është larguar nga vëmendja e mediave, nga jeta e Showbiz, nuk do të punojë më në agjencitë ku ka punuar deri tani, për të ndihmuar kështu rritjen e 3 fëmijëve të Rio. Krahas përkushtimit ndaj fëmijëve, Kate zgjedh pushimet dhe palestrën për të kaluar kohën, duke shpresuar kështu që të mos ketë lidhje me markat, të mos përfshihet më në televizion, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të jetoje e qetë me familjen e saj.