TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfundimisht të ndarë.
Ylli i Pop-it, kolumbiania Shakira dhe legjenda e Barcelonës, spanjolli Pike, nuk janë më bashkë.
Pas medieve kolumbiane, që citojnë burime nga rrethi i afërt i këngëtares 40-vjeçare, edhe ato spanjolle, si Cotilleo.es e bëjnë fakt të kryer ndarjen.
“Shakira nuk jeton më shtëpinë e përbashkët në Barcelonë”, - tha burimi për portalin e shoubizit spanjoll.
Shakira është këngëtarja latine që ka marrë më shumë çmime (mbi 220) dhe nominime (mbi 550). Pasuria e saj vlerësohet në mbi 200 milionë dollarë.
Këngëtarja ka pasur një marrëdhënie me një jurist argjentinas, Antonio de la Rua, me të cilën bashkëjetoi për 11 vjet, përpara se të bashkohej me mbrojtësin e Barcelonës gjatë vitit 2011.
Ata u takuan për herë të parë në pranverën e vitit 2010, kur u shfaqën së bashku në videon muzikore kushtuar këngës së Botërorit së Afrikës së Jugut “Waka Waka” (Kësaj radhe për Afrikën).
Pike dhe Shakira kanë dy djem: Milan (4 vjeç e nëntë muaj) dhe Sasha (dy vjeç e nëntë muaj). /TPZ.AL/