LIFESTYLE, 7 Tetor 2017, 14:44

Rooney shlyen dënimin, lyen stolat në park

Rooney shlyen dënimin, lyen stolat në park

Sulmuesi i kombëtares angleze Wayne Rooney është dënuar me 100 orë punë të papaguar në shërbim të komunitetit, për shkak se u gjet duke drejtuar makinën i dehur, nën shoqërinë e një modeleje. Mediat angleze raportojnë se Rooney është ngarkuar të lyejë stolat e një parku, pak metra larg shtëpisë së tij, ndërsa janë publikuar edhe fotot e para të sulmuesit, duke shkuar të shlyejë dënimin e gjykatës.

Krahas punës së papaguar, ndalimi i Rooney, në shoqërinë e modeles, i solli sulmuesit të Everton edhe mjaft komplikime në marrëdhënien me bashkëshorten e tij, Coolen. Kjo e fundit arriti deri aty sa i kërkoi Rooney-t të heqë dorë nga futbolli, për t’iu përkushtuar familjes.

[gallery ids="5576,5577,5578,5574,5575,5580,5579"]