TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fotot mahnitëse, kapin atë që quhet “e bukura” në 37 vende të ndryshme anembanë botës.
Mihaela Noroc, fotografe rumune, ka shpenzuar kursimet e saj, për të udhëtuar në mbarë globin, e për të fotografuar kështu gra, të cilat i ka quajtur “të bukura dhe të mrekullueshme”.
Fotografja vendosi të fotografojë këto gra, për të treguar se si duket bukuria e tyre dhe se si ajo është gjithandej rreth nesh.
Në Kirgistan, ajo fotografoi këtë grua me veshje tradicionale.
Fillimisht ajo filloi të krijoje një album fotografish të quajtur “Atlas of Beauty”, duke ngarkuar kështu imazhe të mrekullueshme, që variojnë nga gratë në Indinë Rurale deri tek adoleshentët në qytetet evropiane. Tashmë, këto fotografi me mbi 500 grave, janë botuar në një libër, projekt ky i filluar në vitin 2013.
Duke shkruar në faqen e saj të internetit, ajo tha: "E dua shumëllojshmërinë e tokës, diversitetin e njerëzve dhe përpiqem të shkoj përtej sipërfaqes së tyre, për të zbuluar anën e sinqertë dhe autentike dhe për ta fotografuar atë. Sipas mendimit tim, e bukur do të thotë, të mbash gjallë origjinën tënde dhe kulturën tënde. Të jesh natyral, i sinqertë, autentik dhe i veçantë”, përfundon Noroc.
Ja disa nga portretet e grave, të fotografuara në: Greqi, Afrikën e Jugut, Indi, Koreja e veriut, Zvicër, Belgjikë, etj.
