TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shkencëtarët kanadezë kanë ndërmarrë një studim mbi efektin e pagjumësisë në organizëm.
Një ekip nga Universiteti Western, në Ontario, kërkoi vullnetarë nga mbarë bota për t’u regjistruar në testin ‘Kognitiv online’.
“Kemi menduar një eksperiment të veçantë, për të provur ndikimin që ka mungesa e gjumit për kujtesën dhe aftësinë për t'u përqendruar.Duket i thjeshtë, por ai ua inicion materien gri. Duhet t’i lidhni fjalët me ngjyra edhe pse fjala ‘kaltër’ qëndron në ngjyrën e kuqe dhe ngjashëm. Më pas, bëhet më komplekse," - shpjegoi mjeku Hooman Ganjavi, pjesëmarrës në studim.
Grupi i parë, e bëri eksperimentin deri në orën katër të mëngjesit, kohë kur filluan të flenë më pas, për katër orë. Ata e përsëritën eksperimentin në mëngjes. Shumica prej tyre, rezultuan me gjendje fizike më të rënduar se një natë më parë. Në grupin e vullnetarëve, vetëm një femër arriti rezultate më të mira se të tjerët.
"Edhe pse ndihem paksa e trullosur, jam mësuar të fle pak. Duhet të jem gati sapo të më zgjohen fëmijët, prandaj është normale për mua", - tha Sylvie Salewski, nënë e dy vajzave pesëvjeçare.
Më vonë, prova u bë nën skanerin MRI, që monitoroi qarkullimin e gjakut kur ata kishin fjetur mjaftueshëm dhe kur nuk kishin fjetur sa duhet. Nga skanimi, u vu re se, kur njerëzit flenë më pak punon vetëm një pjesë shumë më e vogël e trurit, ndryshe nga kur ata flenë shtatë deri në tetë orë.
"Kjo është shumë më pak aktivitet në pjesën ballore dhe parietale, zona këto, që janë vendimtare për vendimmarrjen, zgjidhjen e problemeve dhe kujtesës", - tha profesor Adrian Owen.
Ai thekson, se kjo është pikërisht arsyeja përse është e rrezikshme të ngasësh makinën kur je i lodhur, për shkak se reflekset janë të ngadalta.
"Mungesa e gjumit ka edhe efekte të thella në vendimmarrje. Për këtë arsye, nuk duhet të marrim vendime të rëndësishme kur jemi pa gjumë të mjaftueshëm, si për shembull, blerja e shtëpisë, pëlqimi për martesë dhe të tjera të ngjashme", theksoi ai.
Ne kalojmë një të tretën e jetës në gjumë, çfarë është jetike për shëndetin, ashtu si edhe ushqimi dhe ajri. Por, epoka moderne ku gjithçka punon 24 orë në ditë, na bën që të flemë gjithmonë e më pak.
Testi është i hapur për vullnetarët që duan të regjistrohen, të cilët do të ndihmojnë studiuesit për t’i gjetur përgjigjet e nevojshme për shkencën dhe shoqërinë.
Përgatiti: TPZ.al