AKTUALITET, 12 Mars 2019, 13:00

Rreh djalin dhe plagos me thikë vajzën e mitur, arrestohet vlonjati i dehur

Rreh djalin dhe plagos me thikë vajzën e mitur, arrestohet vlonjati i

Një 50-vjeçar në gjendje të dehur ka dhunuar djalin e tij të mitur dhe ka plagosur me thikë vajzën e tij në banesë.

Krimi mund të kishte dhe pasoja më të rënda, po falë ndërhyrjes së policisë babai dhunues është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Policia e Vlorës falë ndërhyrjes në kohë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti familjar me pasoja të rënda.

Arrestohet në flagrancë shtetasi P.Sh., 50 vjeç, pasi në banesë, nën e efektin e pijeve alkoolike, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij dhe ka plagosur lehtë në dorë me mjete prerëse (thikë) vajzën e mitur.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale ”Dhuna në familje”.