TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një lajm i mirë, vjen për ata që duan të dobësohen: konsumojeni mëngjesin, për të rënë më shpejt nga pesha!
Aktore të njohura, si Jennifer Aniston apo Joanna Lumley, ia atribuojnë humbjen në peshë faktit që “e harrojnë” vaktin më të rëndësishëm të ditës.
Por, studimi i fundit, publikuar nga revista e Kolegjit amerikan të Kardiologjisë, paralajmëron se një dietë e tillë ngurtëson arteriet dhe shton nivelin e glukozës në gjak.
Studiuesit kanë analizuar shëndetin e më shumë se 4.000 personave, për të parë se çfarë efekti kishte mëngjesi në organizëm. Ata zbuluan se, një veprim i tillë shkaktonte më shumë uri.
Dieta në fjalë, sipas kërkuesve, e ndihmon pak kontrollin e masës dhjamore në mes, ndërsa rrit ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe mbipeshës.
Konsumi i mëngjes është parë prej kohësh si factor pozitiv për shëndetin, përfshirë këtu mbajtjen nën kontroll të peshës dhe kolesterolit.
Pjesëmarrësit në eksperiment, që konsumonin mëngjes, nuk kishin probleme kardiovaskulare apo me veshkat.
Te personat që e shmangnin ose edhe ata që merrnin ushqime pa kalori, u vunë re probleme me arteriosklerozën dhe në përgjithësi, ishin më të prirur ndaj një stili jo të shëndetshëm jetese, që përfshinte kequshqyerjen, konsumin e shpeshtë të alkoolit dhe duhanit.
Përgatiti: TPZ.al