LIFESTYLE, 4 Tetor 2017, 21:22

Jozefina Topalli: Nuk ka si Shkodra!

Jozefina Topalli: Nuk ka si Shkodra!

E përfolur nga publiku dhe mediat,  sidomos pasi u përjashtua nga lista e deputetëve në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli duket sikur është "dorëzuar". Pa angazhime politike, znj.Topalli ka vendosur tashmë të kalojë ndryshe ditët e saj. Dhe pse ka një jetë të tërë në politikë dhe sigurisht nuk i ka munguar asnjëherë paraja, ish-deputetja demokrate, nuk i braktisi kurrë trojet e saj, madje gjithmonë i ka mbrojtur me fanatizëm. Në një postim në faqen zyrtare në facebook e saj, z.Topalli shkruan: "Rrugës për Shirokë... Nuk ka si Shkodra...", - përfundon Jozefina. E veshur më të zeza, ajo na paraqitet e qeshur, sharmante... karakteristika që kurrë nuk i kanë munguar.