AKTUALITET, 14 Tetor 2017, 09:26

Rama: Administrata është mbushur me analfabetë e të paaftë, pastrojeni

Rama: Administrata është mbushur me analfabetë e të

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot rreth orës 09:00, qeverinë dhe drejtuesit e administratës, në qytetin e Vlorës, ashtu siç kishte lajmëruar më herët. Theksi i bisedës së Ramës, me bashkëpunëtorët e tij, ishte eliminimi i  burokracive në administrate, ndërsa edhe këtë herë kryeministri vazhdoi të sjelë në vëmendje vendimin për ndalimin e certifikatave të printuar dhe ëprdorimin e atyre online. Rama kërkoi korrektesë me punën dhe me shërbimin ndaj qytetarëve, por kërkoi edhe pastrimin e administratës, për t’u vendosur njerëzit e arsimuar dhe t aftë për të realizuarpunën që u ngarkohet.

“Burimet njerëzore në administratën shtetërore, duhet të jenë në lartësinë e duhur për t’i shërbyer qytetarëve. Duhet të largojmë njëherë e mirë punonjësit analfabetë dhe ata që nuk kanë formimin përkatës, për t’i zëvendësuar me njerëz të arsimuar, të kulturuar dhe të aftë t’i shërbejnë qytetarëve. Pres që të gjithë drejtoritë të hartojnë një raport të detajuar, mbi burimet njerëzore dhe ta dorëzojnë në ministrinë përkatëse dhe në zv. Kryeministri”, tha Rama.