AKTUALITET, 30 Tetor 2017, 15:51

Reagon mjekja: Shikoni se mos dikush tjetër ka qenë shkaktar i vdekjes së Adelajdes

Mjekja e QSUT-s, Teuta Kamberi Alizoti, ka reaguar për vdekjen e moderatores  Adelajda Xhamani. Ajo përjashton në mënyrë kategorike  që gazetarja humbi jetën si pasojë e epilepsisë.

Me një shënim të gjatë në faqen e saj në Facebook, mjekja shkruan se epilepsia jep shenja të qarta, që nga rrëzimi, përplasja me orendi, goditje, kafshim gjuhe etj, pra do të linte gjurmë ndryshe nga sa u deklarua nga policia.

“Pallavrat e mediave... ka qenë epileptike...?! e para nuk e kam ekzaminuar kurrë për 25 vjet... por edhe sikur... pastaj... çfarë lidhje ka me atakun kardiak?! Ta zëmë se ka qenë me epilepsi dhe është futur në status epileptik... do të kishte shenja goditje duke u përplasur me orenditë përqark... duke qenë vetëm... Shikoni se mos dikush tjetër ka qenë shkaktar... Ajo jetonte vetëm... dhe policia tha nuk kishte shenja goditje... ku ishte mjeku ligjor... të vdesësh nga epilepsia është e pamundur të mos lesh gjurmë... si psh urinim të pavullnetshëm... kafshim të gjuhës... trauma... etj... ky në kontekstin e një statusi epileptik... sipas jush.... për mua ajo vajzë kishte shumë për të thënë ... por nuk e lanë ta thoshte...”, shkruan Teuta Kamberi Alizoti.