AKTUALITET, 29 Tetor 2017, 12:32

Gjendet i pajetë buzë rrugës, 65-vjeçari dyshohet se është vrarë

Gjendet i pajetë buzë rrugës, 65-vjeçari dyshohet se

Trupi i pajetë i një personi është gjetur paraditen e sotme në aksin Lushnjë-Fier. Sipas raportimeve paraprake, trupi i pajetë u gjet nga kalimtarë të rastit që kanë njoftuar më pas policinë.

Viktima është i seksit mashkull dhe dyshohet se është vrarë. Policia dhe një ambulancë kanë bërë transportimin e viktimës në morg ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes. Nuk dihet ende identiteti i viktimës.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije për “BalkanWeb” se viktima ishte qëlluar me një plumb në kokë. Pritet që policia të japë versionin zyrtar në orët në vijim.

Njoftimi paraprak i Policise Lushnje

Në datën 29.10.2017, rreth orës 11:00, në tokat e fshatit Kolonjë, Lushnje, në një kanal vaditës, është gjetur nga banorë të zonës një shtetas i vdekur, i seksit mashkull, rreth 65 vjeç.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)