AKTUALITET, 26 Dhjetor 2018, 11:26

Rama konferencë të jashtëzakonshme në 11 e 30, ja për çfarë do të flasë

Rama konferencë të jashtëzakonshme në 11 e 30, ja për

Kryeministri Edi Rama pritet që të dalë për pak minuta në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku do të bëjë publike vendimet e Këshillit të Ministrave për protestën e studentëve.

Sipas kryeministrit mbledhja e sotme e qeverisë ka pasur tërësisht në fokus studentët dhe kërkesat e tyre.

Reagimi i Ramës;

Mbledhja e Qeverisë sot ka në fokus studentët, 8 kërkesat e tyre dhe dokumentin e punës mbi Paktin për Universitetin. Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave (VKM), si edhe plani i punës në vijim, do të njoftohen për publikun në një konferencë shtypi të posaçme ,live 11.30.

Kujtojmë se protesta e studentëve e nisur që prej javësh tashmë e ka vënë nën një presion të pazakontë qeverinë Rama. Vetë kryeministri është shprehur se gjithçka ka ndodhur i ka dhënë një shuplakë të fortë qeverisë së tij.