AKTUALITET, 26 Dhjetor 2018, 11:27

VIDEO/ Kamioni ngec në buzë të humnerës, shpëtohet shoferi turk

VIDEO/ Kamioni ngec në buzë të humnerës, shpëtohet

Policia Rrugore e Dibrës në bashkëpunim me banorë të zonës kanë ndihmuar një shofer turk, pasi ky i fundit rrezikonte të binte në humnerë.

Kamioni i shoferit turk me iniciale M.T kishte dalë nga rruga në një urë të ngushtë dhe rrezikonte të binte në humnerë. Nga ora 18:00 deri në orën 23:30 tek ura e “Doçit” në Kastriot të Dibrës shërbimet e Policisë Rrugore dhe tre banorë të zonës i kanë ardhur në ndihmë shoferit turk.

“Pas organizimit të punës nga Shefi i Trafikut Urban dhe Interurban, punonjës të Policisë Rrugore, të ndihmuar nga banorë të zonës, pavarësisht kohës të ftohtë e reshjeve të shiut, i dhanë ndihmën e nevojshme dhe nxorën automjetin”.