TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar më anë të një statusi në ‘Facebook’ lidhur me situatën e Policisë së Shtetit, të cilët duan të largohen nga vendi.
Braimllari për këtë gjë bën fajtor Edi Ramën, duke thënë se Kryeministri është përgjegjësi kryesor për degradimin e policisë, ku 80% e efektivëve duan të largohen nga Shqipëria.
Deputeti i LSI-së, ka theksuar se kjo situatë e rëndë në të cilën ndodhet vendi ku varfëria ekonomike, pasiguria publike, mungesa e vendeve të punës ka rënduar edhe mbi efektivët e policisë.
Postimi i plotë:
Edi Rama ka degraduar Policinë e Shtetit.
80 % e efektivëve duan të largohen nga vendi.
Kërkesat e sindikatës së policisë drejtuar Edi Ramës janë këmbanë alarmi se si Edi Rama e ka degraduar Policinë e Shtetit Edi Rama e ka projektin e tij politik shkatërrimin e Policisë së Shtetit.
E filloi këtë me kanabizimin e vendit ku drejtues policie të verifikuar tanimë dhe nga agjensite e tjera ligjzbatuese, merrnin pjesë drejtpërdrejt në procesin e kanabizimit.
E vazhdoi në fushatën elektorale ku i bënte thirrje nga Kuçova të hiqnin kapelet dhe të bënin fushatë për Rilindjen duke implikuar rëndë rolin e Policisë së shtetit, duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën nga ana e Edi Ramës.
Drejtues policie të lidhur me trafikantët vunë në zbatim çdo aset shtetëror duke filluar nga radarët të cilët monitorojnë kufijtë tanë. Janë ende në arrati tre drejtues të lartë të përfshirë në trafik droge.
Lajmi i sindikatës së policisë për kushtet e vështira në punë tregon se efektivët e policisë janë më pak të paguar, prej vitit 2014 nuk ka rritje rrogash. Dieta të prapambetura të cilat nuk paguhen tregojnë dhe njëherë gjendjen e vështirë në të cilën është Policia shqiptare për shkak të politikës së Edi Ramës të cilit nuk i intereson ruajtja e sigurisë publike por trafiku i lëndëve narkotike dhe lidhja me krimin e organizuar.
Kjo situatë e rëndë në të cilën ndodhet vendi ku varferia ekonomike, pasiguria publike, mungesa e vendeve te punës ka rënduar edhe mbi efektivët e policisë.
Është e qartë që kur efektivët e policisë nuk shohin vullnet të Kryeministrit dhe drejtuesve të tyre per tu vënë në krahë të oficerëve të ndershëm të policisë në luftë kundër krimit të organizuar do kërkojnë të largohen nga vendi.
Ku 80% e efektivëve të policisë kanë plotësuar lotarinë amerikane.
Kjo tregon qartë degradimin që i ka bërë Edi Rama Policisë së Shtetit.