TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria në Maqedoni do të iniciojë ndryshime të reja kushtetuese për zgjedhjen e presidentit në mënyrë që ai të zgjidhet në Kuvend, në rast se opozita vendos të bojkotojë zgjedhjet, thonë nga burimet e qeverisë.
Derisa të zhvillohen procedurat për ndryshimet të cilat zgjasin 100 ditë, detyrën e presidentit sipas Kushtetutës së Maqedonisë përkohësisht do ta kryejë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Zgjedhjet presidenciale duhet të paraqiten me 2 ose 3 shkurt, ndërsa duhet të zhvillohen në fund të muajt mars.
VMRO-DPMNE nuk ka paralajmëruar bojkotim të zgjedhjeve, por në rast të tillë nëse nuk ka konsensus për zgjedhjen e presidentit të vendit, Qeveria nuk e hedh poshtë mundësinë e bërjes së ndryshimeve kushtetuese me të cilat do të ndryshohej mënyra e zgjedhjes së presidentit.
Zgjedhjet që të jenë të suksesshme, në raundin e dytë duhet të dalin 40 për qind e atyre të cilët janë të regjistruar në Listën Zgjedhore.