TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Tiranës ka prova të reja në dorë për përplasjen me armë në “Bllok”, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljon Hato dhe Ervis Martinaj.
I paraburgosuri i është drejtuar gjykatës së Tiranës me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, pasi kërkon të trasferohet në një spital në Turqi, ku mund të kryejë një ndërhyrje për heqjen e tre plumbave që ka në trup.
Burimet thonë se hetuesit kanë mundur të zbërthejnë telefonin celular të Eljon Hatos, në të cilin kanë gjetur edhe disa biseda që provojnë përfshirjen e tij. Ka qenë Eljon Hato, i cili ka komunikuar me SMS me viktimën Fabian Gaxha dhe i ka kërkuar këtij të fundit që të vinte në lokalin “Monopol” i armatosur.
Si Gaxha, ashtu edhe Hato ishin në krahun e Ervis Martinajt në përplasjen që përshkallëzoi në përdorimin e armëve. Komunikimi mes Gaxhës dhe Hatos është bërë në aplikacionin “Whatsapp”.
Pasi është njoftuar për vendgrumbullimin, Eljon Hato ka komunikuar personalisht me Gaxhën dhe i ka shkruar një tekst: “Eja me armë te lokali”.
Sipas Prokurorisë, ka qenë Gaxha që ka kërcënuar me armë Mevjol Bilon dhe ky i fundit, i shtrirë në tokë dhe i armatosur ka qëlluar ndaj Gaxhës duke e lënë të vdekur dhe më pas ka plagosur Ervis Martinajn dhe Eljon Haton. Në kërkim për ngjarjen janë E. M dhe personi që dyshohet si autor, Meviol Bilo.
Të gjithë të arrestuarit e tjerë janë liruar nën masën e detyrimit për paraqitje, ndërsa Eljon Hato dhe Ervis Martinaj janë nën masë sigurie “Arrest me burg”. Ndërkohë, Prokuroria për këtë ngjarje ka shpallur në kërkim dhe Eldi Dizdarin, i konsideruar si molla e sherrit në konfliktin që ndodhi në ishBllok mbrëmjen e 4 tetorit.