AKTUALITET, 26 Dhjetor 2018, 09:31

Aktivizimi i vullkanit Etna, 10 persona të plagosur/ FOTO

Një tërmet i fortë ka goditur Siçilinë në zonën rreth vullkanit më aktiv në Europë, Etna.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 ballë, raportohet të ketë lënë të lënduar 10 persona. Si pasojë e lëkundjeve kanë pësuar dëme disa ndërtesa dhe godina banimi.

Mes banorëve u përhap panik, të cilët dolën në rrugë të frikësuar.

Sipas disa raportimeve të mediave italiane, lëkundjet sizmike u ndjenë edhe në Catania, një qytet me më shumë se 300 mijë banorë. Ky është tërmeti më i fortë përreth vullkanit Etna në harkun kohor të dy ditëve, duke pasuar kështu me shumë se 130 lëkundje.

Të hënën, vullkani më aktiv në Europë u zgjua. Hiri vullkanik mbuloi fshatrat përreth dhe shumë fluturime nga aeroporti i Catanias u anuluan. Kurse banorëve që ndodheshin në zonat aty pranë iu dhanë njoftime për t’u larguar.