TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dëborë që ka bllokuar zonën turistike të Thethit në veri të vendit, duke shkaktuar probleme për qarkullimin e mjeteve.
Zona e Thethit vijon të jetë e bllokuar prej dy javësh nga dëbora e cila ka arritur një trashësi rreth 80 cm, ndërkohë që autoritetet deri tani nuk kanë ndërhyrë për të hapur rrugën.
Banorët apelojnë për ndihmë nga shteti duke u bërë thirrje instancave përkatëse që të bëjnë të mundur hapjen e rrugëve.
Bllokimi i rrugës nga dëbora përveç të tjerave ka lënë pa punë edhe rreth 300 bujtina turistike në Theth.
Ndërkohë bëhet me dije se akset e tjera në Razëm dhe Bogë janë të kalueshme pa probleme por këshillohen drejtuesit e mjeteve që të kenë zinxhirë.
Reshje dëbore kanë rënë ditët e fundit edhe në disa zona të tjera të vendit, por nuk raportohet për probleme në qarkullim.