TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Sindikatës së Policisë Sadetin Fishta ka bërë sot një deklaratë për mediat lidhur me 11 kërkesa që ata kanë drejtuar ndaj kryeministrit Edi Rama.
Sipas Fishtës një nga shqetësimet më serioze është fakti se ligji iu jep punonjësve të policisë siguracionin e jetës, kjo nuk garantohet nga ana e qeverisë shqiptare.
Po ashtu Fishta u shpreh se me pretendimin se nuk ka fonde policëve iu është hequr dhe e drejta e një vakti të paguar, si dhe nuk iu janë kompesuar për orët shtesë që ata kanë realizuar.
‘’Ka që nga viti 2016 që punonjësve të policisë nuk u janë paguar orët shtesë. Është e drejtë ligjore e policëve që të marrin rrogën e 13-të pasi kjo nuk iu është dhënë. Nuk janë kërkesa për lëmoshë nga qeveria, por të garantuara nga ligji.
1800 punonjës të policisë së shtetit nuk kanë përfituar sigurimin e jetës, gjë që është absurde. Presim përgjigje sa më shpejt për të gjitha këto kërkesa nga ana e qeverisë. Policët presin Janarin që të sigurojnë ndonjë kontratë pune për në Gjermani, pasi dy muaj që të punojnë atje zgjidhin jetesën për të gjithë vitin këtu”, u shpreh Fishta.
Kreu i Sindikatës shton se me nisjen e procesit të Vetingut një pjesë e mirë e punonjësve të policisë janë detyruar që të largohen për shkak të proceduarave dhe burokracive që do të duhet të ndiqen.
Kujtojmë se në një sondazh të bërë publik dje rreth 80% e punonjësve të policisë kishin pranuar se do të donin të largoheshin nga vendi.