TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Japonia ka njoftuar tërheqjen e saj nga Komisioni Ndërkombëtar i Gjuetisë (IWC) vitin e ardhshëm dhe se do të rifillojë gjuetinë tregtare të balenave në ujërat e saj territorial duke filluar nga korriku.
Sipas një deklarate zyrtare të lëshuar të mërkurën, autoritetet japoneze kanë theksuar se gjuetia e balenave është mbështetur nga komunitetet lokale pasi ushqimi i balenave është një burim proteinash.
“Në historinë e saj të gjatë, Japonia ka përdorur balena jo vetëm si një burim i proteinave, por edhe për një sërë qëllime të tjera. Angazhimi në gjueti balenash ka mbështetur komunitetet lokale, dhe në këtë mënyrë ka zhvilluar jetën dhe kulturën e përdorimit të balenave”
Gjuetia komerciale e balenave u ndalua nga IWC-ja në vitin 1986, pasi disa specie rrezikonin zhdukjen.