TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev kërkoi nga Kuvendi që të shkarkohen nga detyra dy ministra.
Zaev ka kërkuar shkarkimin e ministrit pa protofol që është angazhuar për implementimin e strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve, Aksel Ahmedovskit dhe atij të Investimeve të Huaja, Adnan Qahil.
Në vend të Ahmedovskit, kryeministri Zaev ka propozuar Muzafer Bajram, ndërsa në vend të Adnan Qahilit është propozuar Elvin Hasan.
Ndryshimi më i gjerë i Qeverisë pritet pas ndryshimeve kushtetuese. Gjatë muajve të fundit në opinion janë lakuar disa nga emrat që janë më afër largimit.