TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbyllet me një fund të lumtur, aventura e 31-vjeçares Aurora Mici, e humbur në kufirin greko – shqiptar, u gjet në Metaxourgeo. Aventura e 31-vjeçares, Aurora Mici, shkruan Zougla. gr, e cila u zhduk ne Krystallopigji, më në fund përfundoi.
Ajo u zhduk ne 17 dhjetor në Krystallopigji duke u kthyer nga Shqipëria për në shtëpinë e saj ne Pylaia, Selanik. Menjëherë policia greke vuri në lëvizje kërkimin e saj pas kërkesës së familjarëve.
Të hënën në mëngjes Shërbimi Social i Organizatës Vullnetare mori një telefonatë nga një qytetar që e njohu atë duke u endur në Athinë, në zonën Metaxourgeio dhe beri thirrje për veprim te menjëhershëm. Tanimë zonja Mici i është kthyer familjes se saj.