TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bujqësia në Shqipëri vijon të jetë e rrënuar, në një kohë që shteti ka shtrënguar procedurat për marrjen e subvencioneve. Madje, shpesh këto subvencione jepen edhe në bazë partish, për të shtuar elektoratin. Megjithatë, kjo nuk e pengon qeverinë që të organizojë promovime të këtij sektori, i cili megjithëse formal, punëson qindra mijëra persona.
Tpz.al ka siguruar dokumentet e një tenderi që po kryen ministria e drejtuar aktualisht nga socialisti, Niko Peleshi. Objekti i kontratës është “ofrim shërbimi për organizimin e aktivitetit për promovimin e sektorit bujqësor, viti 2017”. Kjo ministri do t’i japë privatit 77 milionë lekë të vjetra që të organizojë këtë event.
Në këto dokumente thuhet se kërkohet krijimi i hapësirave dhe strukturave të nevojshme, për kryerjen e aktivitetit, ku do të bëhet prezantimi i produkteve/ prodhuesve/ shoqatave sipas sektorëve përkatës. Në fakt, promovimi është diçka pozitive për produktet bujqësore, por nëse bën një bilanc, është i trishtueshëm fakti se vetëm një pjesë e vogël e tyre plotësojnë standardet për tu eksportuar në vendet e BE-së.
Pjesë e tenderit prej 77 milion lekësh, është edhe krijimi i një këndi për gatimin tradicional që do të realizohen nga shefat të kuzhinës. Do të krijohet një imazh për bujqësinë shqiptare dhe vizionin për të ardhmen nën nismën: “Shqipëria punon tokën – Konsumo Shqip”.
Do të ketë dy sisteme për të dy ditët e aktivitetit, që përfshijnë ekran Led Outdoor, sistem zëri, ndriçimi, etj. Sipas Ministrisë së Niko Peleshit, në të dy ditët e aktivitetit do të shoqërohen me shërbim të mbulimit me kamera.
Gjithashtu, janë planifikuar shpenzime për shefat e kuzhinës. “Shefat e Kuzhinës, Master Chef Shqiptar, si dhe Shkollat Profesionale të Kuzhinës, do të pregatisin gatime tradicionale në aktivitetet. Do të përfshihen shpenzimet për 4 shefa kuzhine, për dy ditë aktivitete” thuhet në dokumente./TPZ.AL/
